SHBA shton 3 mijë ushtarë n’Afganistan

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA’ve, Jim Mattis, thotë se SHBA ka me i dërgue 3.000 trupa shtesë n’Afganistan, ndërsa talebanët fitojnë terren dhe siguria përkeqësohet.

Operacionet luftarake amerikane kundër talebanëve, përfunduen zyrtarisht në 2014, por mbi 8000 forca speciale amerikane mbetën në vend, që të mbështesin trupat afgane.

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, muejin e kaluem sinjalizoi se kishte me mbajtë praninë ushtarake në terren, për nji kohë të pacaktueme. Talibanët janë zotue të kthejnë Afganistanin në nji “varrezë” për forcat e hueja.

Mattis konfirmoi vendimin për shtimin e trupave, të Hanën, tue folë me gazetarët në Departamentin e Mbrojtjes.