SHBA, sonte perballen Clinton me Trump në debatin e parë presidental!

trumpcinton

Kandidatët për president të Shteteve të Bashkueme, Hillary Clinton dhe Donald Trump, mbajnë sonte debatin e parë presidencial, i cili, simbas disa vlerësimeve, mund të tërheqë mbi 100 milionë shikues.

Gjasat për fitore, të dy kandidatët i kanë të mëdha.

Por, shikuesit nuk do t’i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thonë, por edhe si e thonë dhe si reagojnë ndaj njani-tjetrit.

Debati do të jetë moment kyç për Trumpin, i cili, në javët e fundit, i asht afrue Clintonit në sondazhe.
“Kemi me ba Amerikën të fortë persëri. Do ta bajmë të sigurt dhe madhështore”, u tha Trump mbështetësve në Florida, në njanin nga shtetet vendimtare.

Clinton duket se e sheh debatin si mundësi për me sigurue mbështetësit e saj se ka me ndertue nji ekonomi ma gjithëpërfshimëse.

“Të gjithë na kemi vlerë. Në shtetet e Bashkueme të Amerikës, vendin ma të madh në botë, na besojmë se të gjithë lindim të barabartë”, tha Clinton, po ashtu në Florida.

I pari prej tre debateve, i cili tradicionalisht asht ma i shikuemi, vjen në kohën kur ka ndryshue loja, tha për Zanin e Amerikës analisti Matthew Dallek, nga Universiteti George Washinton.

Tash, sondazhet janë me rezultate shumë ma të ngushta sesa mendohej, andaj debati do të jetë i randësishëm”, tha ai.

Debatet televizive presidenciale kanë nis në vitin 1960 me Richard Nixonin dhe John Kennedyn.

Qysh atëherë, debatet kanë pasë ndikim, por jo të domosdoshëm, në zgjedhjet presidenciale.

Debati i sotëm ka me nisë n’orën 21:00, simbas kohës lokale, në kanalin NBC dhe ka me u moderue nga Lester Holt.

Ai pritet me hapë nji varg të gjanë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.

E para asht aktualizue shumë këtë muej, si pasojë e disa sulmeve qe kanë godit New Yorkun, New Xhërsin dhe Minesotën.

Asnjani prej sulmeve nuk ka rezultue me fatalitet, por ato u kanë shërbye dy kandidatëve me ashpërsue retorikën kundër njani-tjetrit.

Clinton tha se rivali i saj republikan, Trump, me gjuhen e tij anti-myslimane, u ka dhanë “ndihmë dhe ngushëllim” terroristëve islamikë.

Trump, n’anën tjetër, tha se Clinton mbështet politikën me kufij të hapun, përkundër faktit se qinda migrantë “kanë qenë të implikuem në terrorizëm dhe aktivitete të lidhuna me terrorizmin mbrenda Shteteve të Bashkueme”.
Deri në zgjedhjet e Nandorit do të ketë tre debate presidenciale dhe nji ndërmjet kandidatëve për Nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence. /Rel/