SHBA, sulm në nji bibliotekë, ka viktima dhe të plagosun

Nji person i armatosun ka hapë zjarr në nji bibliotekë në New Mexico, tue vra të paktën dy persona dhe tue plagosë katër të tjerë.

Krismat ndodhën në qytetin e Clovis, pranë kufinit me Texasin.

Të paktën gjashtë persona u qëlluen, dy prej tyne për vdekje, tha sherifi i zonës.

Nji i dyshuem asht arrestue.