SHBA tregon forcën, dërgon avionët F-15 në kufi me Korenë e Veriut

Pentagoni thotë se nji mision me bombardues të tipit B-1B janë nisë nga Guami, bashkë me avionë luftarakë F-15 të nisun nga Okinava e Japonisë në hapsinën ajrore ndërkombëtare mbi oqean, në lindje të Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkueme thojnë se misioni ka shkue në pikën ma veriore të Zonës së Çmilitarizueme, që ndan Gadishullin Korean. Simbas zyrtarëve, këtë shekull, asnji avion luftarak, apo bombardues amerikan nuk ka fluturue najherë në atë territor.

Zadhanësi i Departamentit të Mbrojtjes, Dana White, tha në nji deklaratë se misioni tregon për seriozitetin me të cilin e marrin Shtetet e Bashkueme “sjelljen e papërgjegjshme” të Koresë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se fluturimi i avionëve luftarakë asht nji “demonstrim për vendosmëninë e Shteteve të Bashkueme dhe nji mesazh i qartë” se Presidenti Donald Trump “ka opcione të shumta ushtarake me përballue me sukses çdo lloj këcënimi”

Shperndaje në: