SHBA vrajnë liderin e ISIS për Afganistan e Pakistan

Kreu i ISIS’it në Afganistan dhe Pakistan, Hafiz Saeed Khan, ka vdekë në nji sulm ajror të kryem nga forcat amerikane gjatë muejit të kaluem, thonë nga SHBA.

Në anën tjetër, agjencia afgane e Inteligjencës ka thanë se Saeed Khan, kishte vdekë nga nië sulm ajror në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar.

Sidoqoftë, nga ISIS vazhdojnë të insistojnë se lideri i tyne ka arritë me i mbijetue sulmit.

Të Premten, nga SHBA kanë thanë se ai kishte mbetë i vramë nga sulmi në Nangarhar, më 26 Korrik.