SHBA’t me mburoje kundër-raketë në Rumani

Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë aktivizue bazën për mbrojtje ndaj raketave në Rumani, e cila ka me formue pjesë të nji mburoje ma të gjanë dhe ma kundërthanëse europiane.

BBC shkruen se në këtë rast, zyrtarë të naltë të NATO’s dhe ShBA’s janë tue marrë pjesë në nji ceremoni në Deveselu, në Rumaninë jugore.

SHBA’t thonë se sistemi “Aegis” asht nji mburojë për me mbrojte NATO’s nga raketat e gamës së shkurtë dhe të mesme, veçanërisht nga Lindja e Mesme.

Por, Rusia e sheh këtë si nji kërcënim sigurie, ku u mohue nga NATO.

Marrëdhaniet në mes të Perendimit dhe Rusisë janë përkeqësue që nga kohë kur Rusia aneksoi gadishullin Krimea të Ukrainës jugore në vitin 2014.

Rusia po ashtu akuzohet se po armatos separatistet në Ukrainën lindore dhe se po dërgon trupat e vet atje, por që u mohue nga Kremlini.