Shefat e NATO dhe BE: ISIS planifikon sulme nukleare dhe biologjike në Britani e Europë

Terroristët e ISIS’it janë tu’ mendue me krye sulme nukleare dhe biologjike në Britani dhe Europë. Kjo simbas shefave të sigurisë të NATO’s dhe BE-s.

The Telegraph shkruen se ekziston nji shqetësim i arsyeshëm se militantë e ISIS në Siri dhe Irak janë tue provue me gjete substanca të shkatërrimit në masë, si armë biologjike, radioaktive dhe kemikale.

ISIS asht tue provue me zhvillue mënyra të reja për me iu shmang masave të sigurisë, për me mund ata me krye sulme me bomba të implantueme në trupin e njeriut dhe përmes makinave pa shofer.

Kështu u tha në nji konferencë mbi sigurinë, në Londër.

Egziston friga se Shteti Islamik në Irak dhe Levant i ka sigurue rezervat e raketave të gamës së shkurtë që dikur i takonin Irakut, dhe sipërfaqe nga ku kane me i hedh raketat.

Jorge Berto Silva, zavendës-shef për Kundër Terrorizëm në Komisionin Europian, tha se
ISIS ka tregue interes në sigurimin e materialeve biologjike, radioaktive, kemikale dhe nukleare.