Shefat e UDB’s të smutë me kancer (foto)

Dy ish shefat e Sigurimit të Mbrendshëm Shtetnor të Serbisë, e njohun për shqiptarët me akronimet UDB, janë të smutë me kancer, dhe gjenden në nji lloj “azili”, në Mal të Zi.

Jovica Stanisic, shef i UDB, gjatë luftave në Jugosllavi, si dhe pasuesi i tij Zoran Stijovic, mbasi që kanë krye procesin e tyne gjyqësor në Tribunalin e Hagës, janë tërhequr nga Serbia, sikurse nuk janë ndje të sigurtë ndaj vendit që i shërbyen, dhe janë vendosë në Mal të Zi, ku jetojnë pothuejse të izoluem dhe me shumë pak vizitorë, transmeton gazetametro.

Stanisic, vuen nga kanceri në zorrë. Ai asht nda nga grueja e tij e parë, dhe me vete në Mal të Zi e ka marrë ish asistenten e vet të UDB, me të cilën tashma bashkëjeton qe nga mbaslufta.

Ndërsa, Zoran Stijovic, poashtu i smutë me kancer, jeton larg jetës publike i tërhequn tanaësisht dhe në gjendje jo premtuese shëndetësore.

stijovic-udb stanisic-udb-800x450