Shefi i deputetëve të PDK’s, çka thotë për Demarkacionin!

“Partia Demokratike e Kosovës ka me ba çmos për me zgjedh çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi”, kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci.

Ai në nji prononcim për Gazetën Blic në lidhje me këtë çashtjen, vlerësoi se së bashku me partinë e tij kanë me punue shumë me kusht që me sigurue çdo dokument apo deshmi që tregon se ku asht pika ndamëse e vijes kufitare të Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

E gjithë këtë punë, shefi i GP’s, cilëson se ka me ba për me ja dëshmue popullit se janë tue punue për ta.

“Na jemi me popullin dhe gjithmonë do të jemi krah së vertetës dhe të drejtave të popullit”, ka përfundue Grabovci.