Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, sot viziton Kosovën

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka me qëndrue sot në Kosovë për vizitë njiditëshe.

Ai fillimisht ka me u pritë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj e mandej ka me u takue edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Për nder të vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës ka me mbajtë nji seancë solemne, në të cilen Ministri britanik Boris Johnson, i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, Ministri britanik Boris Johnson merr pjesë edhe në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”