Shefi i kabinetit të Haradinajt flet për pranim-dorëzimin e detyrave të ministrave

Kryeministri në largim, Isa Mustafa nesër ka me ja dorëzue detyrën kryeministrit në ardhje Ramush Haradinaj.

Ndërsa, pranim-dorëzimi i detyrave nga ana e ministrave duhet me u ba në mënyrën dhe kohën që të dyja palëve konvenon.

Kështu së paku thotë shefi i kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi.

“Kjo asht çashtje që rregullohet mes vetë ministrave, don me thanë ministrit të ri me ministrin paraprak. Caktohet nji kohë e përshtatshme për të dy palët dhe ata bajnë pranim-dorëzimin e detyrës, sepse nuk ka ndonji rregull se kur duhet me u ba pranim-dorëzimi i detyrës”, tha Arifi për Indeksonline.