Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Mustafa: Kjo asht arsyeja e tërheqjes së Demarkacionit

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka theksue se arsyet e tërheqjes nga votimi të Marrëveshjes për Demarkacioin me Malin e Zi ishin të tjera dhe nuk lidheshin me numrat.

“U tërhoq mbas nji presioni dhe kërcënimeve të konsiderueshme që janë ba në drejtim të deputetëve”, ka deklarue Havolli për Top Channel.

Ai ka theksue se ratifikimi i Demarkacionit asht kusht për liberalizimin e vizave dhe se duhet të ndodhë sa ma shpejt, ndërsa akuzon opozitën se po e përdor këtë për qëllime politike.