Shefi i Listës Serbe fol për mungesën në seancën e djeshme të Kuvendit

Slavko Simic, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, tue folë për KALLXO.com në emën të këtij subjekti politik, përgënjeshtroi kryeministrin Isa Mustafa për arsyetimin e djeshëm kur e tërhoqi marrëveshjen për demarkacion nga rendi i ditës në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe Slavko Simic tha se ky subjekt mungoi në Kuvend për shkaqe sigurie.

Kryeministri Mustafa kur e tërhoqi dje Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, tha se e ndërmori këtë veprim mes tjerash për shkak të presionit ndaj deputetëve, por edhe koncesioneve që, simbas tij, po i kërkon nji grup parlamentar.

“Dje Kryeministri Mustafa deklaroi se për shkak të mosardhjes së deputetëve të Listës Serbe u tërhoq nga rendi i ditës Projektligji i Ratifikimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Due të them që asht shumë fminore dhe shumë e papjekun që cilido lider politik në Kosovë përgjegjësinë për mossuksesin ta hedhë mbi deputetët e Listës Serbe për shkak të tërheqjes së ndonji ligji, ose marrëveshjeje nga procedura e votimit,” tha Simic.

“Arsyeja e mosardhjes sonë në seancën e djeshme lidhej me situatën e sigurisë, e cila për shkak të organizimit të protestës mund të eskalonte dhe moskoordinimit të partnerëve tanë të koalicionit me Listën Serbe. Kjo asht e vetmja arsye dhe arsye tjera që dolën në opinion se ne kushtëzuem dikend, ose diçka nuk ka,” shpjegoi Simic për KALLXO.com.