Shefi i Listës Serbe shkon në Rusi, flet për Kosovën

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, dhe Drejtori i të ashtuquejtunës, Zyre për Kosovën, Marko Djuric, kanë me u takue nesër, 14 Shtator në Moskë, me nji delegacion të nivelit të naltë të partisë ruse.

Temat që kanë me u diskutue ndërmjet tyne priten me qenë futja në qeverinë “Haradinaj”, Asociacioni i komunave me shumicë serbe si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale që kanë me u mbajtë me 22 Tetor.

“Lista serbe asht mirënjohëse për mbështetjen që kishte marrë nga Putinit dhe Rusia e Bashkueme”, tha Rakic, para takimit.

Ndërkaq, ai nuk la pa falenderue Rusinë dhe partinë e presidentit Vladimir Putin rreth kontributit të tyne në arenën ndërkombëtare rreth çashtjes së Kosovës./indeksonline