Shefi i NATO’s e priti Vucic’in, çka tha për bombardimin e Serbisë!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së NATO’s Jens Stoltenberg e filloi konferencën e përbashkët për media me Vucic’in në Bruksel me përshëndetjen “mirëdita” në gjuhën serbe, tue theksue se Serbia asht në zemër të Ballkanit, e cila asht në zemër të Europës, dhe se në mënyra të ndryshme kontribuon në stabilitetin rajonal.

Ai tha se kishte nji takim të shkëlqyem me kryeministrin Vucic.

“NATO respekton vendimin sovran të neutralitetit ushtarak të Serbisë”, theksoi Stoltenerg, tuj rikujtue se qellimi dhe objektivi i fushatës ajrore të NATO’s në vitin 1999 ka qenë mbrojtja e civilëve, që përfundoi me sukses.

“Humbja e jetës së njerëzve të pafajshëm asht nji tragjedi dhe për këtë arsye më vjen shumë keq”, ka thanë shefi i NATO’s.

Tue deklarue se Vucic asht i mirëseardhun në selinë e NATO’s, ai tha se kryeministri serb kishte nji takim të shkëlqyeshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut dhe ky asht takimi i parë i Kryeministrit serb.

E Vucic, nga ana e tij, ka thanë se Serbia asht ushtarakisht neutrale, por deshiron me vazhdue bashkëpunimin me NATO’n, sepse pa këtë bashkëpunim nuk ka paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa paqja dhe stabilitetit në rajon janë parakusht për rritje të matejshme ekonomike dhe prosperitetin e Serbisë.