Shefi i NATO’s, qe çka thotë për Britaninë n’BE

Roli i Britanisë në zemër të Europës asht vendimtar në luftimin e terrorizmit dhe migrimit të madh ilegal, ka thanë shefi i NATO’s Jens Stoltenberg në prag të referendumit të Britanisë së Madhe për anëtarësinë e vet në Bashkim Europian.

Në nji intervistë me të përditshmen britanike, The Guardian, në zyrat qendrore të NATO’s, Stoltenberg, sekretar gjeneral, po ashtu ka paralajmërue se “Europa e ndame në pjesë” do të keqësonte jo stabilitetin dhe paparashikueshmëninë në rajon.

“Unë s’kam drejtë vote. I takon popullit të Britanisë që të vendosë,” tha ai.

“Por, ajo çfarë unë mund të baj asht t’ju tregoj se çfarë ka randësi për NATO’n, prandaj nji Britani e fortë në nji Europë të fortë asht e mirë për Britaninë; asht e mirë për NATO’n, sepse jemi tue u përball me sfida të papame deri më tash të sigurisë, me terrorizëm, me mungesë të stabilitetit dhe me siguri të paparashikueshëm, për këtë arsye nji Europë e ndame në copa ka me rritë jo stabilitetin dhe paparashikueshmëninë,” përfundoi ai.