Shefi i NATO’s: Roli i Britanisë nuk ndryshon!

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se pozicioni i Britanisë mbrenda aleancës “do të mbetet i pandryshuem” përkundër votimit për dalje nga Bashkimi Europian.

Matutje Stoltenberg tha sot, mbas shpalljes zyrtare të rezultateve të votimit në referendumin britanik se Mbretnia e Bashkueme “do të mbetet aleat i fuqishëm dhe i përkushtuem”, derisa ky vend “e definon kaptinën e vet t’ardhshme në marrëdhaniet me BE’n”.

Ai ka theksue se NATO mbetet e përkushtueme për bashkëpunim të afërt me Bashkimin Europian dhe se “NATO e fuqishme dhe unike, mbetet shtyllë esenciale e stabilitetit në këtë botë të trazueme”.