Shefi i Policisë së Munich: Sulmuesi kreu aktin me revole Glock 17- 300 fishekë në çantë!

Policia gjermane ka vërtetue që sulmuesi kishte vënë në grackë viktimat.

Përmes nji postimi në Facebook David S. kishte thirr viktimat të shkonin në McDonald’s.

Këtë e ka vërtetue Presidenti i Policisë së Munihut Hubertus Andrä, shkruen gazeta Blic.

Dorasi nuk ka pasë me ba asgja me prapavijë fetare as me refugjatët ka thanë shefi i policisë së Munich.

Detajet tjera bajnë të dituna që ai ishte nxanës dhe nga dhoma e tij e që e kanë parë hetuesit s’ka pasë detaje religjioze.

Shefi i policisë së Munich’it ka thanë se sulmuesi ishte marrë me temën Amok dhe kjo asht parë me rastin e hetimit të kompjuterit të tij.

Sulmuesi ishte me trajtim mjekësor policor kurse sulmi u ba me revolver Clog.

Në çantë ai kishte 300 fishekë.

Armë për leje nuk kishte pasë.