Shefja e BE’s e ‘godet’ fort Opozitën për Demarkacionin!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë mbajtjes së Seminarit të 93’të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s në Prishtinë ka theksue se nuk janë kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Na nuk jemi kundër demarkacionit, por jemi për nji version tjetër të demarkacionit. Në mënyrë që mos të shkelet integriteti as i Malit të Zi as i Kosovës”, ka thanë Lekaj.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka theksue se kanë folë për çashtjen e demarkacionit por persëri ka sigurue se BE nuk po shpik gjithnji e ma shumë kushte me mbajtë larg Kosovën nga BE.

Simbas saj BE në procesin e zgjanimit kalon dhe ka kalue në shumë rrugëtime të hidhuna dhe rrjedhimisht ka edhe mësime. Ndërsa na kemi pasë probleme me çashtjen e demarkacionit dhe zgjanimi i vendeve kandidate asht vënë në kushtëzim për zgjidhje”, ka thanë Apostolova.

Simbas saj Demarkacioni nuk asht problem i veshtirë, asht ma shumë problem teknik e që mund të zgjidhet në mënyrë të lehtë por fatkeqësisht ky problem asht politizue dhe ky proces tash shihet si proces për liberalizimin e vizave”.