Shefja e BE’s ja huq keq, qe për çka bahet fjalë!

Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova, në nji intervistë dhanë për Tanjug, e ka huq komplet funksionin dhe natyrën e gjigantit xehtaro-metalurgjik Trepca.

Ajo ka deklarue se zyra e BE’s në Kosovë pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhun me Trepcën, që asht nji ndër “cashtjet ma me randësi të strategjisë energjetike të Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Simbas këtyne fjalëve, duket se Apostolova nuk e ka të qartë dallimin mes Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Trepcës, mbasi për KEK’un dhe cashtjet që lidhen me energjinë Kosova dhe Serbia kanë dialog në Bruksel, por jo edhe për Trepcën.

 

Deklarata e Apostolovas:

 

“Trepca është një nga cështjet kryesore të javës së shkuar dhe si zyrë e Bashkimit Europian jemi duke e përcjellë me vëmendje. Për momentin vendimi për Ligjin e Trepcës pritet të merret, në bazë të procedurave ligjore, nga Gjykata Kushtetuese, i cili presim të merret shpejtë. Ndaj nuk do të komentoj, sepse nuk jam në pozitë që të mund të ndërhyj në cështjet e brendshme të Kosovës. Dhe po ashtu për shkak se e respektoj sistemin gjyqësor. Megjithatë dua të them se Trepca është një nga cështjet më me rëndësi të strategjisë energjetike të Kosovës. Synimi ynë është që së shpejti të shohim nj strategji ekonomike, ku Trepca dhe të gjitha burimet tjera energjetike do të zhvillohen në një tjetër mënyrë. Dhe që këto burime energjetike të jenë pjesë e një strategjie globale”.