Shefja e re: BE don denime për korrupcion n’Kosovë!

Shefja e Re e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka ftue liderat politik në Kosovë që të kalojnë dallimet e tyne dhe të punojnë së bashku për me que Kosovën drejt BE’s.

Apostolova ka thanë se vetëm në atë mënyrë do t’ishte e mundun realizimi i marrëveshjeve në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“I ftoj udhëheqësit politik me kalue dallimet dhe me punue së bashku për t’ardhmen e Kosovës n’Europë. Shpresoj që ngjarjet e sotme do të na ndihmojnë me sjell ma afër marrëveshjeve të mira në mes të BE’s dhe Kosovës të cilat sjellin vetëm të mira për qytetarët e Kosovës”, ka thanë Apostolova.

Megjithatë ajo ka pasë edhe nji porosi konkrete për Qeverinë e Kosovës në mënyrë që me sigurue nji t’ardhme europiane.

“Na duem të shohim demokraci në Kosovë. Duem progres por edhe sundim të ligjit dhe luftim të korrupcionit dhe krimit të organizuem. Sundimi i ligjit asht sfida ma e madhe për Kosovën aktualisht. Këto probleme nëse nuk adresohen mirë munden me damtue shumë afrimin e Kosovës me BE’n. BE dëshiron me pa rezultate të qarta në luftimin e korrupcionit. Hetime dhe denime në këtë drejtim”, ka thanë Apostolova.