Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë sot shkon në Veri

Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova ka me vizitue sot Mitrovicën e Veriut.

Simbas njoftimit për media, qëllimi i kësaj vizite asht vlerësimi i punës së bamë në projektet e financueme nga BE’ja në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë vizitës, Apostolova ka me u takue edhe me kryetarët e katër komunave veriore, përfaqësues të shoqnisë civile dhe mediave.