Shembullin e këtij vendi nordik duhet me ndjekë Kosova!

Banka Qendrore e Danimarkës ka thanë se teknikisht punësimi në Danimarkë e ka arrit nivelin e plotë dhe se tash vendi duhet me zgjanue fuqinë e vet punëtore në mënyrë që t’i shmanget efekteve të damshme në ekonomi.

“Papunësia e ka arritë nivelin e vet struktural.. Nuk ka rezerva punëtore në mesin e të papunëve,” ka thanë kjo bankë në nji raport.

“Tashma veç ekzistojnë shenja të presionit në tregun e punës. Indikacionet ma të qarta janë raportimi për mungesen e punëtorëve në sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit”,thuhet në raport.

Papunësia e rregullueme sezonale ishte 4.2 për qind në Maj të këtij viti, që kryesisht i përgjigjet papunësisë së “fërkimit” që vjen si shkak i njerëzve që kalojnë periudha të shkurta të kohës në punë të ndryshme.