Shënohen viktimat e para të uraganit shkatërrimtar ‘Maria’ (foto)

Uragani Maria ka marrë viktimën e parë.

Zyrtarët thonë se nji person vdiq në Guadeloupe mbasi u godit nga nji pemë në ranie kur stuhia e kategorisë 5 goditi ishullin francez të Karaibeve mbrenda natës.

Autoritetet thonë se personi nuk i përmbushi urdhnat për me qëndrue në shtëpi të Martën në mëngjes.

Ata thonë se dy persona të tjerë raportohen të zhdukun mbasi anija e tyne u mbyt nga ishulli La Desirade, vetëm në lindje të Guadeloupes.

Rreth 40 për qind e ishullit asht pa energji i cili ka rreth  80,000 shtëpi.

Përmbytjet janë raportue në disa komunitete, veçanërisht përgjatë bregdetit jugor.

Zyrtarët thonë se Les Saintes, Marie-Galant, Petit-Bourg dhe La Desirade kanë qenë ma të goditunat.

Rrugët janë të mbushuna me degë dhe pemë të rane, por asht raportue vetëm nji dam i kufizuem i infrastrukturës.

Por dami nuk ka të ngjamë me qenë aq i keq sa në Dominica.

Ndërkohë, amerikanët në Ishujt e Virgjër të SHBA’ve dhe Puerto Rico’s po pregaditen për goditjet direkte të Mërkurën.

Pista e Uraganit Maria u zhvendos paksa të Martën, tue e vendos ishullin e Shën Krokës në Ishujt e Virgjër të SHBA’ve në rrugën e saj të drejtpërdrejtë.

 

Image

Image
Image