Shënohet Dita Botnore e Humanizmit

19 Gushti asht dita botnore e Humanizmit, nji ditë botnore në të cilën festohet për humanizmin, ku njerëzit ndihmojnë njani-tjetrin.

Njikohësisht kjo ditë përkon dhe me sulmin kur Sekretari i përgjithshëm në Irak Segio Veira de Mello dhe 21 kolegë të tij u vranë në nji sulm me bombë në Bagdad më 19 Gusht të vitit 2003.

Në këtë ditë komuniteti ndërkombëtar i kushton randësi gjithë punëtorëve vullnetar dhe forcon mesazhin që për vullnetarët, sidomos në vendet ku lufta ende vazhdon si në Lindjen e Mesme, m’u sigurue jeta.

Punët humanitarë për njerëzimin po bahen nji nga profesionet ma të rrezikshme.