Shënohet “Epopeja e Çabratit”

Në Gjakovë sot shënohet 17 vjetori i “Epopesë së Çabratit”. Për nder të kësaj dite sot në këtë komunë organizohen nji varg aktivitetesh.

Datat 7, 8 dhe 9 maj, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atë kohë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Fillimisht kanë me u ba homazhe të Varrezat e Dëshmorëve dhe martirëve, ka me u vnue gurthemeli i Lapidarit te Ura e Taliqit. Ndërsa, në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ka me u mbajtë nji akademi përkujtimore “Epopeja e Çabratit”.

Në të gjitha aktivitetet ka me marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila