Shënohet përplasja e parë direkte ISIS-Izrael

Forcat e Izraelit kanë vra katër militantë të ISIS’it në Siri, në përplasjen e parë direkte mes vendit dhe grupit terrorist.

Xhihadistët hapën zjarr në nji patrullë ushtarake në pjesën e Maleve Golan që kontrollohen nga Izraeli, ka thanë nji zadhëlanës ushtarak.

Trupat izraelite ju përgjigjën tue hapë zjarr në kamionin e tyne.

Aeroplanët ushtarakë shpejt nxituen në vendngjarje dhe shkatërruen automjetin, tue i vra të gjithë ekstremistët, të cilët luftuen për nji grup terrorist të afërt me ISIS.