Shërbimet inteligjente në Turqi kishin paralajmërue 20 ditë ma herët për sulmet terroriste

Shërbimet inteligjente në Turqi kishin paralajmërue vendin 20 ditë ma herët për sulmet që ndodhën mbramë në aeroportin e Stambollit “Ataturk”.

Hande Firat gjatë nji transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin e Ankara’s “Dogan”, ka thanë se njësitet e inteligjencës turke kanë dërgue nji letër paralajmëruese tana institucioneve të shtetit në lidhje me nji sulm të mundshëm në Stamboll, shkruen HurriyetDailyNews.

“Njësitë e inteligjencës kanë dërgue nji letër paralajmëruese kryesuesve të shtetit dhe tana institucioneve të saj në fillim të muejit Qershor, rreth 20 ditë ma parë, rreth sulmeve të Stambollit”, ka thanë Firat.

Ajo ka shtue se në letër ishin edhe emnat e vendeve që ishin në shënjestër të sulmeve, ndër ta ishte edhe aeroporti Ataturk i Stambollit.