Shërbimet kufitare kanadeze nën akuzë për dhunë seksuale ndaj refugjatëve

Shërbimet kufitare kanadeze po përballen me dy akuza, dhunë seksuale dhe grabitje të refugjatëve ilegalë.

Policia tha se akuzat vijnë si shkak i nji incidenti të ndodhun në vitin 2003, kur nji oficer asht akuzue për përdhunim ndaj nji grueje emigrante.

Autoritete theksuen se vajza 26-vjeçare raportoi sulmin seksual, ndërsa hetuesit kanë thanë se Carie Dexter Willis asht arrestue me 1 Prill në Montreal.

Oficeri CBSA thuhet se e ka përdor pozitën e tij autorative mbi gruen, tue i premtue se në këmbim të aktit seksual kishte me lejue me vazhdue rrugëtimin e saj.

Willis akuzohet për grabitje, dhunë seksuale dhe shkelje të besimit, ndërsa gjykimi i tij ka me u mbajtë me 9 Maj.