Shërbimet sekrete turke e dinin për grushtin e shtetit, qysh u zbuluen planet!

Gazeta turke “Hurryiet” tregon se shërbimet sekrete të Turqisë kishin informacion se do të ndodhte grushti i shtetit disa orë përpara se ushtarët puçistë të dilnin në rrugë dhe të nisnin luftimet.

Gazeta turke, tue citue burime nga ushtarakë të naltë, thotë se inteligjenca turke kishte dijeni 6 orë para se me ndodh grushti i shtetit që deshtoi.

Shërbimet ishin informue rreth orës 16:00 të 15 Korrikut se kishte me ndodh diçka e tillë. Atë ditë, n’orën 15:30 zv/komandanti i shërbimit Hakan Fidan njoftoi zv/komandantin e Forcave të Armatosuna Turke, Yasar Guler. Ky i fundit u takue me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuna Turke dhe me komandantin e aviacionit turk.

N’orën 18:30, mbas takimeve konfidenciale u mor vendimi për me mbyllë hapësinën ajrore dhe anulimin e të gjitha fluturimeve ushtarake.

Tue pa këto lëvizje, doli informacioni dhe rebelët u detyruen që të përshpejtonin grushtin e shtetit.

Ajo që ishte planifikue me ndodh n’orën 03:00 të mëngjesit të 16 Korrikut, ndodhi mbramjen e 15 Korrikut.