Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka mundësi të hulumtojë rezervat e qymyrit, por nuk ka mjete financiare

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka mundësi të hulumtojë rezervat e qymyrit, por nuk ka mjete financiare, tha në emisionin “Jeta në Kosovë“ kryeshefi i këtij Shërbimi, Fidaim Sahiti.

Shërbimi Gjeologjik nuk ka mundësi financiare për të hulumtue rezervat e qymyrit në Kosovë dhe për këtë arsye insiston që nji mundësi e tillë t’i jepet kompanisë kanadeze ‘Envidity’.

Fidaim Sahiti, kryeshef i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, e pranon se ky shërbim nuk asht marrë hiq me hulumtimin e rezervave të qymyrit, të cilat, simbas tij, nuk ka dyshime se egzistojnë.

Sahiti ka përfaqësue Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në debatin e emisionit ‘Jeta në Kosovë’ rreth kërkesës së kompanisë ‘Envidity’ për të hulumtue dhe potencialisht shfrytëzue rezervat e qymyrit në Kosovë.

“Na mund ta hulumtojmë edhe tanë Kosovën… Ka mundësi Shërbimi Gjeologjik ta hulumtojë Kosovën, por nuk ka mjete financiare. Pra kur nuk ka mjete financiare për të hulumtue duhet t’i krijosh mundësi dikujt tjetër ta hulumtojë, sepse asht në interes publik për tanë Kosovën”, deklaroi Sahiti.