Sherifi: Diskursi i Qeverisë, stigmatizimi si pro jugosllav i atyne që kundërshtojnë Demarkacionin

Tash, me thanë se nuk ju beson hartave të Jugosllavisë kur bahet fjalë për kufijtë e republikave dhe të krahinave që e përbanin ish-Jugosllavinë, asht njisoj sikur me thanë se nuk u beson hartave të Amerikës për kufijtë e shteteve që i përbajnë Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Kështu thotë sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili ka reague ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, të cilët kanë deklarue se nuk u besojnë hartave jugosllave sa i përket çashtjes së shejimit të kufinit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sherifi thotë se, qëllimi i këtij diskursi asht më se i qartë, të stigmatizohen si pro jugosllav të gjithë ekspertët, të cilët janë tue e kundërshtue versionin aktual të marrëveshjes.

“Të njajtin qëndrim lidhun me hartat e Jugosllavisë mbramë e mbajti edhe kryetari i Kuvendit Kadri Vesel”.