Sherifi: Kadri sot me te vertete nuk ishte gazi lotsjelles i opozites, por ishte gazi i padukshem i pozites

Na e kemi dite qe po mos t’ishte kundershtimi i dy marreveshjeve, ata kishin vazhdue me lluksin dhe me interesat e tyne ne Kuvend, tha Bilall Sherifi si i ftuem ne Rrokum Roll.

“Gaz lotsjelles i padukshem”, per Sherifin asht pamundesia e pozites per me i realizue tana interesat dhe deshirat e tyne.

Simbas tij, koalicioni aktual qeverises asht krijue per interesa te veta klanore, e jo per interesat e vendit.

“U krijue per me i arrite interesat e individeve te caktuem, qe u bane bashke per tendera.
Kemi me pase takim te strukturave me 3 Maj, me pastaj kemi me organizue tubime te vogla neper qytetet e Kosoves ne qellim te mobilizimit per me ju pergjigj fteses per proteste me 14 Maj”, tha Sherifi tue shtue se kjo proteste s’po bahet per AAK’n e Nismen por per vendin.

“Nga 9 Kallnori e kendej na e kemi vec 1 kerkese – doreheqjen e Qeverise”, ritheksoi Sherifi.

Sikur na t’ishim terheq nga kerkesa per doreheqjen e Qeverise dhe sikur t’ishim terheq nga qendrimi yne, atehere kishin me qendrue akuzat e VV’s se na jemi terheq, – sqaroi Sherifi.

“Fakti se nuk arriten se si na kemi me ec t’ardhmen s’asht e sakte akuza se na jemi terheq nga kauzat e qendrimi yne. VV e kushtezoi kundershtimin e perbashket te Qeverise me platformen e saj”, akuzoi Sherifi VV’n.

Sherifi kallxoi se si Nisma e ka dergue kerkesen ne KQZ qe Nisma me u shnderrue nga levizje e qytetareve ne parti politike.

“S’kemi arsye me ndrrue emnin, Nisma per Kosoven asht shume simpatike si emen dhe nuk besoj qe ka arsye me ndryshue”, u pergjigj ai ne pyetjen se a ka me nderrue emnin Nisma per Kosoven tash kur shnderrohet ne parti politike.