Sherifi: Kemi me u kthye në Kuvend për me ndalue ratifikimin, por jo me duer n’xhepa!

Ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV qe drejtohet nga Fidan Jupolli, mysafir ishte Bilall Sherifi nga Nisma per Kosoven.

Sherifi ka komentue deklaraten e kryetarit te Kuvendit te Kosoves Kadri Veseli, i cili ka thane se nuk munden me zor me ndale ratifikimin e marreveshjes per Demarkacionin.

“Veseli e din se krejt te kqiat i kemi ndale me zor”, ka sqarue Sherifi.

Sherifi ka fole per mundesine e kalimit te kesaj marreveshje, tue terheqe vemendjen se “nese ata (Koalicioni qeverises v.j.) i ka ble disa deputete, i shtin policine dhe na nxjerrin jashte, atehere s’ki qysh me ndale kete”.

Por, Sherfi thote se ne momentin qe ata mendojne se kane zgjidhe nji cashtje, ata e kane hape nji cashtje ma te madhe.

Sherifi ne vazhdim paralajmeron se “nese ata insistojne me kalue marreveshjen, une mendoj se kjo s’ka me u gelltite lehte nga qytetaret, kjo s’ka me qene nji cudi triditeshe”, tue shtue se “na s’kemi me shkue me duer n’xhepa, qe ata me na ngre zhag e me na çite perjashta. E them keshtu, jo per me luftue, por me ndalue ne cdo forme”.

Sherifi ka fole per cashtjen e Demarkacionit si kriter per liberalizimin e vizave. Ai ka thane se: “Kosoves po i kushton viza 8.200 hektare, e jo 50 euro sic asht zakonisht. Kjo asht absurde. Asht i nevojshem liberalizimi, por jo ne kete menyre”, ka thane Sherifi.