Sherifi: Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çashtje të hapuna!

Çashtja e demarkacionit me Malin e Zi, vazhdon të jetë tema kryesore në vend.
Deklaratat e ish kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se versioni aktual i demarkacionit mund të sjellë konflikt mes dy vendeve vetëm sa ka nxit reagime të shumta për këtë çashtje.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, tue komentue deklaratat e deputetit Kurti, thotë se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnji çashtje të hapun mes vete.

Simbas tij, versioni aktual i demarkacionit nuk asht problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, por asht mes Qeverisë se Kosovës dhe popullit të sajë.

“Kosova dhe Mali i Zi janë shtete fqinje të cilat edhe e kanë njoft reciprokisht njana tjetrën dhe kanë marrëdhanie të mira. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnji çashtje të hapun me njana-tjetrën, nuk kanë pretendime territoriale ndaj njana-tjetrës dhe as të ndonji natyre tjetër. Kështu që të dy palët duhet të vazhdojnë me i kultivue këto marrëdhanie të mira”, ka thanë Sherifi për Indeksonline.
Sherifi thotë se duhet të bahet çmos qe të mos lejohet ratifikimi i marrëveshjes aktuale.
Nëse Qeveria, simbas tij, vendos me vazhdue me çdo kusht me ratifikue këtë version, atëherë askush nuk mundet me ditë me siguri se simbas kësaj ka me u zhvillue ngjarjet.