Sherifi: Nese Republika Srpska ndahet, shqiptaret duhet me u bashkue ne nji shtet

Me kete qeveri qe e kemi Djurici hin e del kur te don, besa ka me fillue edhe me arrestue mbrenda ne Kosove.

Bilall Sherifi, Nisma per Kosoven, tue komentue deklaraten e zyrtarit serb Marko Djuric, ka thane, se kjo asht deshmia ma e mire se institucionet e vendit jane te pafuqishme dhe nese hyn ai ne Kosove atehere shkelet integriteti i vendit.

Kurse per demarkacionin, ai ka thane se ky version cfare asht nuk ka me kalue, tue thane se kesaj cashtje ja kane dhane pergjigjen qytetaret e vendit.

E derisa per punen e presidentit Thacit, Sherifi ka thane se ai po e kryen punen e vet dhe po merret vetem me dekorata, derisa ka kritikue se gjate vizites se tij ne Shqipni, ai nuk ka dekorue asnji ushtare te UCK’s por kryesisht personalitete te kultures dhe figurave socialiste.

Kurse per mundesine e luftes ne Ballkan, Sherifi ka thane se shqiptaret tashma jane konsolidue si komb dhe zakonisht luftat nisin kur nji shtet asht ma i fort se tjetri dhe kjo histori ka ndodhe edhe ne te kaluemen ne Jugosllavi, prandaj tash duhet me dite qe shqiptaret jane ma te fuqishem se ne te kaluemen.

E per deklaraten e kryeministrit Mustafa se duhet me shqyrtue listen per veteranet e UCK’s, ai ka theksue se ne kete problem Mustafa e ka besimin ma te vogel, tue shtue se per veteranet duhet me i gjete paret per me i pague pensionet e tyne.

Sekretari i Nismes, keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.