Sherifi: Simbas burimeve tona, Lista Serbe nuk hyn në seancë pa u ba publike marrëveshjet e mshefta me Thaçin

Bilall Sherifi nga Nisma per Kosoven ka qene i ftuemi i radhes ne lidhje direkte ne emisionin special te Televizionit Rrokum.

“Nisma per Kosoven nuk ka arsye me ndrrue vendimin, ky demarkacion nuk duhet me kalue ne asnji menyre”, tha Sherifi.

Ai thote se asht shtue numri i deputeteve qe nuk kane me votue demarkacionin.

Sherifi thote se, “simbas burimeve tona te sakta, Lista Serbe s’ka me marre pjese ne seance, jo per ndonji arsye tjeter, por e dijne qe edhe me votat e tyne nuk ka me kalue Demarkacioni”

Ata kerkojne zbatimin e marreveshjeve te mshefta qe kane ba me Hashim Thacin dhe kerkojne me u ba publike.

E mbajti apo jo seancen, kjo Qeveri duhet me fillue nga sot me rinegociue marreveshjen dhe me heq perfundimisht dore nga versioni aktual.