Sherifi: Sot ka pasë me u nënshkrue marrëveshja, por Qeveria…

Takimi i shtatë mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës për çashtjen e Demarkacionit ka përfundue pa ndonji marrëveshje mes spektrit politik në Kosovë për çashtjen e Demarkacionit. Edhe pse sot pritej qe liderët me u marrë vesh se qysh me veprue me çashtjen e Demarkacionit, nji gja e tillë nuk ka ndodhë.

Bilall Sherifi, i cili ka përfaqësue Nismën për Kosovën, ka akuzue qeverinë se po e mban peng vendin tue mos pranue rikqyrjen e marrëveshjes.

Sekretari i partisë se Fatmir Limajt, thotë se tashma për Demarkacionin nuk ka zgjidhje tjetër, përveç qe të procedohet në Kuvend dhe aty të zgjedhunit e popullit të vendosin përkitazi më këtë marrëveshje.

“Kjo çashtje ka me shkue drejt dhanies se epilogut në Kuvend ose me rrxue bashkënisht ose qeveria me dhanë dorëheqje dhe m’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, ka thanë Sherifi për ‘Indeksonline’.

Sherifi thotë se deklarata për Demarkacionin asht dasht me u nënshkrue sot, por Qeveria nuk u pajtue qe në kuadër të kësaj deklarate me qenë edhe fjala rikqyrje e marrëveshjes.