Sherifi: Ne PDK “kullet” Kadri Veseli, e jo Hashim Thaçi!

“Mendimi im asht – shume te zote u treguen keta eksperte qe per 2 jave e vleresuen tane ate proces”, tha ne emisionin Rrokum Roll, Bilall Sherifi nga Nisma per Kosoven.

Gjate bisedes per vendimin e Komisionit ad-hoc per Demarkacionin, Sherifi vleresoi se nuk jane shfrytezue hartat topografike e elementet tjera te nevojshme per me ardhe deri ne kete vendim.

“Ky rezultat asht i papranueshem, e nese nuk arrihet nji gjuhe e perbashket, deri ne arbitrazh s’kemi me pranue nji gja te tille”.

Sherifi tha se opozita duhet me qene e vetedijshme se veç e veç nuk mundet kurrsesi me mposhte kete Qeveri.

“Per asnji rast, per asnji çmim, opozita nuk guxon me ba hapa mbrapa se del joserioze ne opinion”.

E per lajmet se opozita ka me organizue proteste ne diten e inaugurimit te Thaçit President, Sherifi tha se nuk din asgja lidhun me kete.

“Pushtet real ma nuk ka ne LDK”, tha Sherifi, tue shtue se ky asht konkluzioni i tij sa i njeh ai Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Per deklaraten e zotni Grabovcit se Nisma mundet me u kthye ne PDK kur te don, Sherifi tha se Grabovci ka dy vjet qe e ban kete deklarate.

“E qysh me marre na seriozisht kur e thote qe 2 vjet te njajten gja”, pyeti ai.

Ne vazhdim, Sherifi u shpreh shume i bindun se opozita nuk ka me ba pazare politike me kauzat e tyne.

“Shoqnia jone asht ne koma, i duhet reanimimi”, tha ai.

E kur u pyet per protesten e ardhshme, Sherfi tha se ende s’asht caktue nji date se ajo shkon bashke me procesin e pregaditjes se saj.