Sherifi tregon se çka po ofron PAN’i

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka ba me dije se në takimin e së Premtes që asht mbajte në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN’i dha nji propozim për tejkalimin e kësaj situate.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thanë se PAN’i ka shprehe gadishmëni me ba kompromis tue heqe dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për me propozue nji kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me votue Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ai ka tregue se këtë ofertë LV dhe LAA kanë me pasë në dispozicion deri më 9 Gusht. Sherifi ka thanë se LV dhe LAA nuk kanë koalicion sikurse në 2014.