Shfaqen sërish “Rugovasit”, Policia po verifikon mesazhin kërcënues të tyne ndaj kryeministrit Mustafa

Policia e Kosovës thotë se ka pranue nji informacion lidhun me nji e-mail kërcënues të grupit të ashtuquejtun “Rugovasit”.

Në email’in dërgue disa mediave, ky grup thotë se ka vendosë nji predhë te varrezat në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit.

Ata thonë se këtë po e bajnë për shkak të kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të kufinit me Malin e Zi, tue porositë kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa “që të mos gabojë e ta kthejë Demarkacionin në Parlamentin e Kosovës”.

Ndërkohë, zadhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i ka thanë KosovaPress’it se policia e Kosovës sa e ka pranue nformacionin për email’in kërcënues, ka ndërmarrë menjiherë veprimet për verifikim.

Ai tha se deri në këto çaste nuk asht raportue të jetë gjetë ndonji mjet i dyshimtë, por se ka shtue policia asht tue punue në vazhdimësi rreth këtij rasti.

“Policia e Kosovës asht në dijeni për e-mailin kërcënues dhe bazue në informacione që posdon, veprime respektive janë ndërmarr menjiherë për verifikim dhe në vazhdimësi po punohet nga njësitet relevante”, tha Hoxha.

Grupi “Rugovasit” përmes e-maileve disa herë ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Prishtinë, tue përfshi atë ndaj Parlamentit të Kosovës,

Në mesazhin elektronik dërgue mediave gjatë ditës së sotme, ky grup asht shprehë:

Isa Putini po tenton me kthy demarkacionin. I bojm thirrje mos me gabu me kthy. Jo rasisht te vorret ne Prishtine e kem lon ni predhe, te prroni ne jug te vorreve. I bojm thirrje edhe gjithe deputetve mos me gabu mifal tokat tona.