Shi i madh, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (video)

Reshjet e denduna të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktue probleme të shumta, nji prej të cilave asht edhe bllokimi i disa prej akseve rrugore, nji prej të cilave asht autostrada Tiranë – Durrës.

Për shkak të reshjeve të denduna të shiut në aksin rrrugor Tiranë-Durrës asht krijue nji siperfaqe e përmbytun në pjesë të ndryshme të autostrades çka i ka detyrue oficerët e policisë rrugore me devijue qarkullimin në rrugën e vjetër të këtij aksi.

Ndërkohe moti i keq ka krijue probleme me bllokime rrugësh dhe nderpremje të energjise elektrike edhe në rrethe të tjera të vendit si Durrës, Dibër, Shkodër dhe Lezhë.

Meteororlogët nderkohë parashikojnë se situata ka me qenë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme ku parashikohen shira të dendun dhe erna.