Shi i madh n’Gjermani, 3 të vdekun

Tre persona kanë vdek dhe disa janë lendue nga përmbytjet në jugperëndim të Gjermanisë ku natën e kalueme shiu ka ra pandërpre.

Simbas llogaritjes së meteorologëve natën e kalueme ka ra shi ma shumë se që bie për nji muej.

Autoritetet kanë thanë se në nji fshat të Stuttgart ka vdek nji zjarrfikës derisa ka tentue me shpëtue nji banor i cili po ashtu ka vdek.

Në fshatin tjetër nji banor ka vdek derisa ka mbet në bodrumin e shtëpisë së tij.

Dame nga shtrëngata dhe shiu i madh ka edhe në krahinën e Baden Wutermberg.

Disa njerëz janë shpëtue nga kerret, të cilat kanë mbet në rrugë e në disa vende tjera ka dame në toka bujqësore, ban të ditun agjencia DPA.

7 mijë zjarrfikës, policë dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë dërgue në ndihmë banorëve.

 

2-shiu

 

3-shiu

 

4-shiuu

 

5-shiuu

 

6-shiuu