Shihni çka i bajnë deputetët iranianë Federica Mogherini’t (foto)

Anëtarët e parlamentit iranian e kanë gjetë veten nën kritika të ashpra për sjellje “të çuditshme dhe të pahijshme ” ndaj diplomates ma të naltë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ajo ishte në Iran për inagurimin e presidentit, Hassan Rouhani, të Shtunën.

Por, përfaqësuesja Europës e gjeti veten në qendrën e vëmendjes në dhomën kryesore të parlamentit.

Fotot nga Irani tregonin zojën Mogherini të rrethueme nga nji numër i madh deputetësh mashkuj.

Shumica prej tyne u përpoqën me ba foto me të dhe e rrethuen për ma shumë se 15 minuta.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kritikuen deputetët, tue i tallë ata ose tue etiketue veprimet e tyne “poshtnuese”.