Shihni çka i bajnë mediat serbe fotos ku Dacic kërkon autograf prej Trump’it (foto)

Ishte pikërisht Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ishte protagonist i nji situate, e cila ka shkaktue të qeshuna te përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Dacic ka lëvizë nga karrigia e tij drejt vendit ku ishte i ulun, Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, tue i kërkue atij nji autograf.

Mediat serbe janë përkujdesë që fotografinë ku Dacic ishte afrue te Trump, ta bajnë të turbullt apo njoftun ndryshe si ‘blur’ në mënyrë që mos me u vërejt se ai kërkoi nji autograf.

Por, Indeksonline posedon pikërisht fotografinë e momentit kur Ministri i Jashtëm i Serbisë i kërkon Presidentit të Amerikës nji autograf.