Shihni këto drita misterioze mbas tërmetit në Mexito City (video)

Tërmeti i Meksikos ka shkaktue nji fenomen të rrallë, gjatë së cilit në qiellin e kryeqytetit Meksiko Siti  janë paraqit drita të çuditshme.
Dritat mund të shihen tue u ndez mbi qytet.

E video e publikueme nga skena tregon shfaqjen dramatike.

Për këtë fenomen thuhet se dihet pak, i cili nganjiherë mund të shpjegohet se vjen si pasojë e shpërthimit të gjeneratorëve ose sistemeve të energjisë.

Tërmeti i magnitudës 8.2 shkallë të Rihterit ka godit sot në mëngjes pjesën jugore të Meksikës.

Njerëzit kanë ik në panik nga shtëpitë e tyne, kurse asht lëshue paralajmërimi për cunami.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 123 kilometra në jugperëndim të qytetit Pihihipan në thellësi prej 33 kilometrash, ndërsa dridhjet janë ndigjue edhe në kryeqytetin, Mexito City.

Mediat raportojnë se deri tash janë pesë viktima nga tërmeti, në mesin e tyne dy fëmi.