Shihni me çka e gjuejn Angela Merkel’in (video)

Kryetarja e Partisë Kristiandemokratike (CDU) dhe kancelare gjermane, Angela Merkel, u sulmue me domate gjatë nji mitingu.

Merkel gjatë pjesëmarrjes në nji miting të mbajtun nga partia e saj në Heidelberg për zgjedhjet që kanë me u zhvillue me 24 Shtator në Gjermani asht qëllue me domate.

Bahet e ditun se me njanën domate asht qëllue në pjesën anësore të xhaketës me ngjyrë të kuqe të Merkelit, ndërsa tjetra nuk e ka goditë.

Nga goditjet me domate theksohet se Merkel nuk ka ndalue programin e saj dhe ka vazhdue me ndejt në podium në mënyrë të qetë bashkë me deputetët.

Shperndaje në: