Shihni studentët qysh ikin të tmerruem kur ndertesa po shembej nga tërmeti (video)

Ky asht momenti i tmerrshëm kur nji ndërtesë universitare u rrxue tue vra katër vetë, mbasi nji tërmet përfshiu Meksikën qendrore, tue shkaktue shumë viktima dhe dame të mëdha materiale.

Siç edhe mund të shihet në pamje, shkruejnë mediat e hueja, bahet fjalë për nji moment kur studentët luftojnë për jetën e tyne derisa ndërtesa në kampusin jugor të Universitetit Tec de Monterrey, në Mexico City fillon të shembet.

Pluhuni dhe mbeturinat kanë mbet mbasi kryeqyteti i Meksikës u trondit nga dridhjet shkatërruese të magnitudës 7.1, të cilat kanë marrë jetën e ma shumë se 200 personave.

Katër vetë u vranë kur ndërtesa u rrxue kur tërmeti goditi, ka konfirmue universiteti.

Ekipet e shpëtimit, tue përfshi oficerët detarë, organizuen nji kërkim për të mbijetuemit e rrximit të objektit të universitetit, tue lanë edhe 40 të plagosun.

 

 

Shperndaje në: