Shihni videon e atentatit në Tiranë (video)

Ora News siguron pamje të atentatit ndaj 24-vjeçarit, Lorenc Hoxha, ndodhun mbramë në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Video mban datën 3 Gusht 2017 dhe në ekran është shenue ora 19: 51 minuta.

Policia asht njoftue në 19:55 për ngjarjen.

Në nji moment nga nji kerr i zi, tip fuoristradë zbresin dy të ri, njani i veshun me të bardhë dhe pantolla të shkurta (xhinse), ndërsa personi tjetër asht i veshun me pantolla të zeza dhe të gjata.

Mbasi dalin nga kerri ata drejtohen pranë kryqëzimit, ku duket se duhet me qenë nji kerr.

Mbas disa sekondash ndigjihet nji krisme.

Mandej kerri i zi merr udhën për nga “Sulejman Delvina”.