“Shimon Peres, mik i shqiptarëve”

Për krejt izraelitët, Shimon Perez asht ati themelues i shtetit modern hebre, i cili tanë jetën e tij punoi për ndërtimin e vendit dhe për të shtrue nji rrugë ma të sigurtë për t’ardhmen.

Por, ai ishte dhe nji njeri që punoi për paqen në Lindjen e Mesme, vizion, i cili simbas ambasadorit të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ka me mbetë.

“Edhe pse ai nuk asht ma, vizioni i tij ka me mbetë te na. Ai mori çmimin Nobel për Paqen dhe vizioni i tij për paqen ka me mbetë në zemrat dhe mendjet e tanë njerëzve të Izraelit, e te tanë politikanëve të Izraelit. Jam i bindun që vizioni i tij ka me mbetë edhe në rajon dhe shpresoj që shpirti i tij të ketë ndikim edhe në negociatat e ardhshme në Lindjen e Mesme”, thotë ambasadori Rodkin.

Ambasadori rrëfen dhe lidhjen e Shimon Perez me Shqipninë.

“Ai ishte nji mik i madh i Shqipënsë. Ishte ministri i parë i Jashtëm që vizitoi Shqipninë. Ai erdhi në Tiranë në 1994 dhe njerëzit që ishin këtu të përfshimë me vizitën e tij, më kanë thanë që ai ishte nji figurë shumë e dashun edhe për qytetarët shqiptarë. Ai gjithashtu ishte nji njeri i librave dhe pëlqente që të lexonte vargjet e Lord Bajronit për Shqipninë, Ali Pashën”, rrëfen ambasadori izraelit në Tiranë.